Katy Perry dhe Orlando Bloom hidhen në gjyq nga pronari i banesës së tyre

9 Gusht 2023, 18:05| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 18:06

  • Share

Një burrë 83-vjeçar ka vendosur të çojë në gjyq Katy Perry dhe aktorin Orlando Bloom pasi ai mendon se ata blenë rezidencën e tij prej 15 milionë dollarësh.

Sipas RadarOnline.com, shtëpia në Santa Barbara iu shit çiftit të famshëm kur Carl Wescott nuk kishte kohë që kishte dalë nga spitali pas një operacioni gjashtë-orësh. Çështja ka vazhduar për tre vjet që nga shitja që u bë në korrik 2020, por është vendosur të arrijë përfundimisht në gjykatë.

Wescott ishte duke marrë shumë qetësues pas operacionit dhe ai po pretendon se nuk e kishte kuptuar se çfarë po bënte. Më vonë ai e anuloi kontratën për shtëpinë.

Ai vuan nga sëmundja e Huntingdonit dhe agjentët e Perry dhe Bloom e kërcënuan se do ta padisin nëse ai nuk do të vazhdonte me shitjen e pronës së tij.

Wescott kërkoi që kontrata të shpallej e pavlefshme me arsyetimin se “i mungonte aftësia mendore për të kuptuar natyrën dhe pasojat e mundshme”, duke vënë në dukje se ai kurrë nuk e listoi pronën ose nuk foli me një ndërmjetës për listimin e tij.

“Pas daljes nga spitali, zotit Westcott iu përshkruan të paktën dy opiate në formë pilule që do të vazhdonte t’i merrte për dhimbje, të cilat i merrte siç ishte përshkruar disa herë çdo ditë”, thuhet në ankesën e raportuar për herë të parë nga ‘Daily Mail’.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?