Kim Jong Un

Katër vite pas pandemisë, Koreja e Veriut mirëpret turistët e parë

12 Janar, 13:10
  • Share

Një grup rusësh do të jenë turistët e parë që do të shkelin në Korenë e Veriut pas masave të rrepta të pandemisë. Një ekip nga Rusia do të vizitojë Korenë e Veriut për herë të parë që nga fillimi i bllokimeve në fillim të vitit 2020.

Koreja e Veriut vendosi disa nga kontrollet më të rrepta kufitare në botë gjatë përhapjes së COVID-19 dhe ende nuk i ka hapur plotësisht kufijtë e saj për të huajt. Udhëtimi u organizua kur guvernatori i rajonit lindor të Primorsky Krai të Rusisë, i cili kufizohet me Korenë e Veriut.

Turistët pritet të nisen më 9 shkurt dhe do të ndalen në Phenian dhe një vendpushim skish, ndër të tjera, raporton Assocciated Press.

“Është një shenjë e mirë, por do të hezitoja të them se do të çojë domosdoshmërisht në një hapje më të gjerë. Por duke qenë se ka më shumë se katër vjet që nuk ka turistë, çdo udhëtim turistik mund të shihet si një hap pozitiv përpara”, tha Simon Cockerell, menaxher i përgjithshëm i Koryo Tours.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?