Katolikët në Elbasan kremtuan mbrëmë Krishtlindjen! Urojnë qytetarët: Qoftë i fundit vit me COVID-in e mallkuar

25 Dhjetor 2021, 10:29| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 10:39

  • Share

 

Në kishat katolike të Elbasanit është kremtuar mbrëmë Krishtlindja. Qytetarë të shumtë, duke respektuar masat anti COVID, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë shëndet dhe që të lihet pas kjo sëmundje e mallkuar.

"Qoftë kjo Krishtlindja e fundit me këtë sëmundje të mallkuar që na mbuloi të gjithë", tha një besimtare.

"Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët dhe Vitin e Ri", thotë një qytetar i huaj.

"Sot ne festojmë lindjen e Jesus Krishtit. Ju uroj që bekimet e Zotit të mbushin zemrat tuaja", u shpreh një prift katolik.


Lajmi kryesor:

Krishtlindje, festojnë besimtarët e Krishterë në Shqipëri! Dje kremtuan meshën katolikët në Katedralen 'Shën Pali', sot mesha ortodokse te 'Ngjallja e Krishtit'


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?