Në vigjilje të Pashkëve, katolikët kremtojnë 'Udhën e Kryqit'! Besimtarët në Lezhë e Shkodër ndjekin 'Rrugën e Jezusit' me kryqin në krah

Nga Katedralja e Shkodrës deri në varrezat e Rrmajit, besimtarët katolike kane marre pjese në procesionin e të Premtes së Madhe. Dita e Ringjalljes vjen duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit, që shënjon kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin në krah drejt Golgotës.

Edhe në Lezhë, ritualit fetar iu bashkuan dhjetëra besimtarë, të cilët marshuan nga sheshi “Gjergj Kastrioti” deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyrë mundimet e Jezu Krishtit.

E premtja e madhe është dita më e rëndësishme e javës së Pashkëve dhe me vdekjen Jezu Krishtit fitojmë shërbimin për jetën e pasosur u shpreh famullitari i Katedrales së Lezhës Dom Frano Civjak.

Të dielën katolikët kremtojnë Pashkët, festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij. “Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtarët bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit.

E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë. E ashtuquajtura "java e zisë" fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?