Katie, Toni dhe Rhiannon Viney, familja që mori vaksinën e Oksfordit...Ja çfarë thonë ata për trajtimin

19 Maj 2020, 15:56| Përditesimi: 19 Maj 2020, 16:01

  • Share

Gjatë pandemisë Covid-19 ata kaluan karantinën e tyre në shtëpi afër Oksfordit. Por duke mos bërë asgjë, vendosën të hynin në histori...

Çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre vendosën të marrin pjesë në provën e parë të një vaksine të mundshme në Britani.

“Unë nuk jam infermiere apo mjeke, por mendova të kontribuojë”, - tha 19 vjeçarja Rhiannon

Mbi 1.000 vullnetarë të shëndetshëm janë rekrutuar për testet, të kryer nga Universiteti i Oksfordit. Gjysma e tyre morën prototipin e vaksinës, pjesa tjetër mori një qetësues. Studiuesit duan të dinë nëse vaksina shkakton një përgjigje imune për të ndaluar infeksionin Covid-19 dhe për të kuptuar efektet anësore të vaksinës.

Familja Viney kontrollon rregullisht temperaturën trupore dhe vërejtuar simptomat e mundshme.

"Ne nuk kemi patur absolutisht asnjë efekt anësor, nuk kam as ndonjë shenjë të vaksinës në lëkurë”, - shprehet Katie.

"Nuk shqetësohem aspak. Shpresa jonë, si për të gjithë, është të gjejmë vaksinën që mund të rikthejë botën në normalitet:normale," thotë burri i saj. "Është vërtet bukur të jesh vullnetarë për një gjë të tillë dhe ne ndihemi të nderuar”.

Oksford po kërkon gjithashtu trajtimin e duhur anti Covid

Pa asnjë garanci se mund të gjejë vaksinën, Universiteti i Oksfordit është në ballë të provës më të madhe terapeutike në botë. Ilaçet antimalarje, ata për HIV, antibiotikët, janë ndër ilaçet që po testohen te pacientët me Covid-19.

"Disa njerëz do të përfundojnë në spital edhe kur të kemi një vaksinë," - thotë profesori Richard Haynes, koordinator i studimit klinik "Rimëkëmbja", i Universitetit të Oksfordit. "Në tetë javët e kaluara, ne kemi rekrutuar më shumë se 10,000 njerëz nga 180 spitale. Po testojmë shumë trajtime dhe aktualisht është shumë herët për të thënë nëse njëri prej tyre është i duhuri apo jo. Shpresojmë të kemi përgjigje në gjatë verës ”.

Qeveria britanike ka bërë të ditur që nëse testimet për vaksinat janë të suksesshme, 30 milion doza mund të jenë gati deri në shtator. ShBA gjithashtu pretendon të ketë një vaksinë këtë vit. Por a është thjesht një iluzion? Shumë ekspertët paralajmërojnë se vaksina nuk mund të gjendet kurrë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?