Katie Holmes rikthehet
në Glamour topless

8 Korrik 2014, 19:40| Përditesimi:

  • Share
Katie Holmes ka 5 vite që ka pozuar për revistën Glamour dhe është rikthyer në kopertinën e saj për muajin gusht.

Katie Holmes po mbush 2 vjetorin e ndarjes nga Tom Cruise dhe ngulmon se ende nuk është në një lidhje.

Aktorja është mamaja e një vajze dhe tregon se është fokusuar në rritjen e vogëlushes së saj e cila është edhe dhurata më e madhe në jetë.

katie holmes

“Të qenurit nënë më ka bërë që të kem më shumë dashuri brenda vetes”, shprehet ajo.

Ndërkohë, pati zhurma se Katie është në lidhje me dizenjuesin Zac Posen me të cilin njihet mirë dhe kalojnë shumë kohë bashkë.

Ajo ka pozuar në një seri fotosh topless dhe ka deklaruar për këtë revistë se i pëlqen të bëjë shumë gjëra të ndryshme brenda të së njëjtës ditë.
Redaksia Online
(g.m/shqiparja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?