Kancelari gjerman Olaf Scholz

Kathimerini: Çështja 'Beleri', ka çuar në përplasje Mitsotakis dhe Scholz

17 Dhjetor 2023, 13:19| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 13:21

  • Share

Greqia tashmë ka një sfidë tjetër diplomatike dhe është ajo me Gjermaninë, e cila lidhet me mbështetjen që kjo e fundit i dha Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull raporteve jo fort të mira mes kryeministrit Mitsotakis dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

“Mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”, shkruan gazeta më e madhe greke, cila thotë se “pas zbutjeve të tensioneve greko-turke, tashme Greqia duhet të merret edhe me Gjermaninë për çështjen e zgjerimit”.

“Gjermania ka marrë si mësimin e saj kryesor nga pushtimi rus në Ukrainë se përpjekja shumë e madhe për të akomoduar Rusinë dhe të tjerët brenda Bashkimit Evropian (Hungaria, për shembull), një shenjë dalluese e viteve të kancelares Angela Merkel, ishte një gabim. Për ta korrigjuar atë, Berlini tani duket i gatshëm të heqë dorë nga unanimiteti, të paktën në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shkruan gazeta.

Hapja e një rruge drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE, është e mirëseardhura, shkruan gazeta, e cila thekson se “mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Grqi: 18/12/2023 04:13

    Do falimentoni

    Përgjigju
  • Endri: 17/12/2023 13:23

    Micoari nuk e kupton qe kjo qr po ben ne afat gjate do demtoje me shume ate dhe Greqine sesa Ramen dhe Shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?