Katër gola dhe gjashtë mijë tifozë në Kategorinë e Parë, AF Elbasani barazon 2-2 me Bylisin! Ndeshje e denjë për elitën

21 Dhjetor 2023, 20:00| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 19:01

  • Share

ELBASAN - Të dyja janë skuadra rivale për titullin kampion dhe për t'u ngjitur në Superligë, ndërsa ndeshja mes AF Elbasanit dhe Bylisit rezultoi e tillë edhe në fushë. Në "Elbasan Arena" përballja e javës së 11-të e cila ishte e prapambetur mes tyre në Kategorinë e Parë përfundoi 2-2, me duelin që pa në shkallët e stadiumit afro gjashtë mijë tifozë.

Ndeshja ishte me emocione, gola, kartona, ngacmime mes lojtarëve dhe tifozëve. Dueli nisi mirë për vendasit e Nevil Dedes që kontrolluan pjesën e parë dhe e mbyllën në avantazhin e një goli me autor Bedri Grecën në minutën e 26-të.

Fillimi i së dytës pa miqtë e Arjan Bellait më të vendosur në fushë dhe Kibe e Camara në minutat 57-të dhe 64 përmbysën sfidën për ballshiotët. Pas pësimit të golit, Elbasani u zgjua edhe falë mbështetjes së madhe në tribuna dhe barazoi me Telushin në të 71 minutë.

Pjesa e mbetur ishte e tensionuar, me Bylisin që u ndëshkua me gjashtë kartona të verdhë, përfshi edhe trajnerin Bellai. Edhe pse barazim, Bylisi me 39 pikë mban kreun e Kategorisë së Parë, ndjekur nga AF Elbasani me 36 pikë. Ballshiotët e mbyllin si kampionë dimri, me tri pikë para rivalëve.

Renditja:

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?