Foto ilustruese

Kategoria e Parë/ Turbina 'tërheq' Apoloninë në zonën e ftohtë, Besa 'zhyt' Besëlidhjen

12 Shkurt 2023, 15:33| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 15:48

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar këtë të diel dy ndeshjet e radhës. Besa fitoi 2-0 me Besëlidhjen, teksa Turbina mundi 1-0 Apoloninë. Nesër luhet ndeshja e fundit që mbyll raundin e 15-të, ajo mes Dinamos dhe Skënderbeut në "Selman Stërmasi".

Në stadiumin e Beratit, aty ku Besa ishte mikpritëse, kavajasit fituan 2-0 kundër Besëlidhjes. Onuh shënoi golin e parë në minutën e 41, teksa Hoxha në të 90 vendosi rezultatin. Në Cërrik, Turbina vendase iu fal golit të Yusuf në minutën e 58 për të mundur Apoloninë 1-0.

Me këtë humbje fierakët mbeten në vendin e 10-të me 17 pikë, teksa Turbina me 14 pikë lë vendin e fundit për Besëlidhjen. Besa ngjitet në kuotën e 23 pikëve për vendin e pestë, tre pikë më pak se Flamurtari i vendit të dytë.

Kategoria e Parë - java 15:

Besa 2-0 Besëlidhja (Onuh 41', Hoxha 90')

Turbina 1-0 Apolonia (Yusuf 58')

Nesër 13:00 Dinamo - Skënderbeu (Selman Stërmasi)

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?