Korabi 1-0 Tërbuni

Kategoria e Parë/ Ndalet Skënderbeu kryesues, Korabi dhe Tomori bëjnë detyrën! Flamurtari kërkon vendin e parë

18 Mars 2023, 15:25| Përditesimi: 18 Mars 2023, 15:45

  • Share

Kategoria e Parë ka zhvilluar këtë të shtunë pesë nga shtatë ndeshjet e javës së 20-të. Me fillim nga 13:00, në përballjet e sotme ka pasur disa surpriza. Skënderbeu kryesues është ndalur në Lezhë, pas barazimit 0-0 me Besëlidhjen. Në Peshkopi, Korabi vendas fitoi 1-0 me Tërbunin me golin e Beshiraj në minutën e 88-të.

Luzi dhe Besa barazuan 2-2, teksa Tomori mori tri pikë në Berat pas fitores 1-0 me Burrelin. Në Cërrik, Turbina dhe Lushnja barazuan 1-1. Të hënë në 14:00 luhet Apolonia - Oriku dhe në 17:00 Flamurtari - Dinamo. Në Vlorë luhet dueli që mund të vendosë për skuadrën që do marrë një biletë për në Superligë.

Pas ndeshjeve të sotme, Skënderbeu me 38 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Flamurtari dhe Dinamo që luajnë nesër së bashku. Në fundin e klasifikimit Lushnja, Oriku, Turbina dhe Besëlidhja.

Kategoria e Parë - java 20-të:

Besëlidhja 0-0 Skënderbeu

Korabi 1-0 Tërbuni (Beshiraj 88')

Luzi 2-2 Besa (Hoxha 58', Treni 86' / Onuh 3', E. Hoxha 66')

Tomori 1-0 Burreli (Alinani 38')

Turbina 1-1 Lushnja (Zani 90+5' / Canka 83')

E hënë:

14:00 Apolonia - Oriku

17:00 Flamurtari - Dinamo

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?