Korabi feston suksesin

Kategoria e Parë/ Flamurtari 'poker' Tomorit në Berat, Kastrioti tripletë Besës! Fiton Korabi, Bylis - AF Elbasani të hënën për titullin (Renditja)

25 Shkurt, 17:29| Përditesimi: 25 Shkurt, 17:28

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi këtë të dielë katër ndeshjet e radhës. Në Berat, Flamurtari mposhti bindshëm 1-4 vendasit e Tomorit dhe sheh nga vendi i dytë paçka distancës me AF Elbasanin.

Në Fushë-Krujë, Kastrioti fitoi 3-1 me Besën dhe del nga zona e ftohtë, duke lënë kavajasit në pozitën e dhjetë. Ndërkohë që në Peshkopi Korabi fitoi minimalisht 1-0 me Lushnjën. Tri pikë edhe për Luzin që në shtëpi likuidoi 2-0 Burrelin dhe nuk mban më vendin e fundit.

Të hënën në 13:30 në "Adush Muça" të Ballshit luhet sfida e kreut mes Bylisit dhe AF Elbasanit.

Kategoria e Parë, java 22:

E shtunë

Vora 1-0 Apolonia

E dielë

Kastrioti 3-1 Besa

Korabi 1-0 Lushnja

Luzi 2-0 Burreli

Tomori 1-4 Flamurtari

E hënë 13:30

Bylis - AF Elbasani

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?