Kategoria e Parë/ Flamurtari hap fals në shtëpi, mundet nga Burreli! Korabi tri pikë në fund, Bylis dhe AF Elbasani 'kokë më kokë'

3 Mars, 15:50| Përditesimi: 4 Mars, 13:18

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit është në javën e 23-të. Këtë të dielë u zhvilluan ndeshjet e radhës, aty ku ra në sy humbja 0-1 e Flamurtarit. Në Vlorë ishte Burreli që iu fal golit të Ferrukut në pjesën e dytë për të hedhur "K.O" vendasit.

Tri pikë me shumë vlerë për Bylisin, me kryesuesit e renditjes që në "Adush Muça" siguruan suksesin 2-1 kundër Tomorit, për të vijuar kryesimin. Vora kalon pa probleme Besën e shumë problemeve, teksa Korabi vetëm në fundin e takimit gjeti golin me vlerën e tri pikëve kundër Lushnjës.  Në 18:00 AF Elbasani fitoi 2-1 me Luzin e Vogël.

Kategoria e Parë, java 23:

Vora 3-0 Besa (Prengaj 47', Raboshta 49', Qardaku 64')

Bylis 2-1 Tomori (Ruçi 17', Kibe 64' / Hysolli 40')

Flamurtari 0-1 Burreli (Ferruku 49')

Apolonia 2-0 Kastrioti (Umeijegu 28', Bejzade 38')

Korabi 2-1 Lushnja (Cema 26', Kasalla 90+5' / Ibrahim Olola 47')

AF Elbasani 2-1 Luzi i Vogël

Renditja:

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?