Flamurtari 2-0 Korabi

Kategoria e Parë/ Flamurtari bën detyrën kundër Korabit, Lushnja fiton 2-1 ndaj Vorës! Dy kartona të kuq në 'Roza Haxhiu'

18 Shkurt, 15:38| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:40

  • Share

Kategoria e Parë ka zhvilluar këtë të dielë dy ndeshjet e mbetura për javën e 21-të. Në Vlorë, Flamurtari vendas fitoi 2-0 kundër Korabit në një ndeshje të luftuar në 90 minutat e saj. Dueli u vendos në pjesën e dytë, me Souza de Oliveira që shënoi dopietë në minutat 58 dhe 64. Ky është suksesi i dytë radhazi për vlonjatët, ndërsa dibranët kanë tre ndeshje pa asnjë pikë.

Në "Roza Haxhiu", Lushnja fitoi 2-1 me Vorën. Ishte kapiteni Mikel Canka që mori për dore "Zonjën" e tij dhe shënoi dopietë në pjesën e parë, përkatësisht në minutat 23 dhe 28-të. Dalja me të kuq e portierit mik Shkëlzen Ruçi ndikoi në golat e shpejtë të lagunarëve të Maganit.

Megjithëse Vora shkurtoi me Prengaj në të 32 minutë, ata nuk ia dolën të dilnin me pikë nga fusha e lojës. Në fund edhe Xhulio Tabaku mori karton të kuq për Vorën.

Pas kësaj jave Lushnja sheh për nga zona play-off dhe mban vendin e shtatë. Ndërkohë që Bylis vijon kryesimin, ndjekur nga AF Elbasani.

Kategoria e Parë, raundi 21:

E shtunë

Apolonia 1-1 Kastrioti

Burreli 2-0 Tomori

Besa 0-2 Bylis

AF Elbasani 5-2 Luzi

E dielë:

Flamurtari 2-0 Korabi

Lushnja 2-1 Vora

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?