Apolonia 2-2 Korabi

Kategoria e Parë/ Bylisi 'leksion' Flamurtarit për kreun e renditjes, Apolonia ngec në fund nga Korabi (Renditja)

26 Nëntor 2023, 16:23
  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë mesditë katër nga gjashtë ndeshjet e javës së 13-të. Me fillim nga 13:30 e gjithë vëmendja ishte në Ballsh, aty ku në "Adush Muça" vendasit e Bylisit mundën 2-0 Flamurtarin, për të marshuar drejt Superligës. Për të besuarit e Ballait golat u shënuan nga Lajthia dhe Krasniqi në secilën pjesë.

Në "Loni Papuçiu" të Fierit u zhvillua një sfidë dramatike, teksa Apolonia dhe Korabi barazuan 2-2. Umejiego shënoi dopietë për vendasit, ndërsa Taulant Marku dhe në fund Markovanbasten Çema barazoi gjithçka në shtesë.

Luzi mundi 2-0 Tomorin me gola të Itodos dhe Gogës, ndërsa Kastrioti dhe Burreli u ndanë në paqe 0-0. Pas ndeshjeve të sotme, Bylisi kryeson me 32 pikë, ndjekur nga Apolonia me 25 pikë. Në fund Tomori dhe Luzi. Nesër në 13:00 luhen dy ndeshjet e mbetura, Lushnja - Besa dhe Vora - AF Elbasani.

Kategoria e Parë - java 13-të:

E diel

Apolonia 2-2 Korabi (Umejiego 53', 89' / T. Marku 73', Cema 90+5')

Bylis 2-0 Flamurtari (Lajthia 45'. Krasniqi 74')

Kastrioti 0-0 Burreli

Luzi 2-0 Tomori (Itodo 73', Goga 89')

E hënë 13:30

Lushnja - Besa

Vora - AF Elbasani

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?