Burreli 1-0 Korabi

Kategoria e Parë/ Bylisi fitore për kreun në Lushnjë, Korabi 'shembet' në Burrel! Fitojnë Apolonia dhe Vora

3 Shkurt, 16:09| Përditesimi: 3 Shkurt, 16:08

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri vijoi këtë të shtunë pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 19-të. Me fillim në orën 13:30 në pesë qytete të vendit skuadrat matën forcat mes tyre.

Në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Luzin e Vogël falë golit të Omerit. Në Lushnjë, djemtë e Maganit u mposhtën 0-2 nga Bylis, me mallakastriotët që janë në krye të klasifikimit. Dopieta e Aboubacar nderoi të besuarit e Bellait, që i bëjnë presin AF Elbasanit.

Tri pikë edhe për Besën, që në stadiumin e Luzit mposhti Tomorin. Vora fitoi 4-2 me Kastriotin, ndërsa Burreli mposhti Korabin 1-0 me golin e Kastratit.

Bylisi me 45 pikë prin klasifikimin, ndjekur nga AF Elbasani me 42 pikë. Verdheblutë luajnë nesër në 17:00 me Flamurtarin, teksa Bylis ka edhe një ndeshje më pak. Në fund të renditjes Besa, Kastrioti, Tomori dhe Luzi i Vogël.

Kategoria e Parë, raundi  19-të:

E shtunë 13:30

Besa 2-0 Tomori

Apolonia 1-0 Luzi i Vogël

Lushnja 0-2 Bylis

Vora 4-2 Kastrioti

Burreli 1-0 Korabi

E diel

17:00 AF Elbasani - Flamurtari

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?