Vora 1-0 Korabi

Kategoria e Parë/ Bylis mund 'in-extremis' Apoloninë dhe marshon në Superligë, Flamurtari e bën dramë në Burrel! Fitojnë AF Elbasani dhe Vora (Renditja)

29 Tetor 2023, 16:13| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 22:17

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të nëntë. Pas rezultateve në fushë, Bylis duket se është skuadra për t'u mundur këtë sezon, me ballshiotët e Bellait që kanë fituar 0-1 në Fier kundër Apolonisë. Goli i Marin Abazaj në minutën e 90-të të ndeshjes i jep mallakastriotëve të drejtën të jenë të shkëputur në krye të renditjes.

Te tri pikët ka dalë edhe Besa. Kavajasit fituan 2-0 në derbi me Luzin falë golave të (Burgaj 45' (autogol)) dhe Mezanit në të 88 minutë. Burreli ishte surpriza e kësaj jave, me matjanët që mundën 1-0 Flamurtarin që pretendon ngjitjen në elitë.

Lushnja e Gugash Maganit fitoi 3-1 kundër Kastriotit, ndërsa Vora befasoi Korabin duke e mundur 1-0. Sot në 17:00 AF Elbasanit fitoi 4-0 me Tomorin.

Rezultatet:

Vora 1-0 Korabi (Raboshta 90+3′)

Lushnja 3-1 Kastrioti  (Tabaku 12′  Leru 20′, 90’+6′ /  Da Silva 80′)

Besa 2-0 Luzi (Burgaj 45′ (aut), Mezani 88‘)

Burreli 1-0 Flamurtari (Osikel 62′)

Apolonia 0-1 Bylis (Abazaj 90')

AF Elbasani 4-0 Tomori (Melo 13', 63', Abara 72' (out), Greca 76')

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 30/10/2023 09:43

    Perpara mallakastra! I rrifni lalet e mutit zagaret...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?