Foto ilustruese, Kategoria e Parë

Kategoria e Parë/ Bylis mposht në 'Adush Muça' Kastriotin dhe merr kreun, Lushnja s'di të fitojë (GOLAT)

1 Tetor 2023, 16:47
  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri është në javën e gjashtë. Këtë të diel gjithçka nisi me dy duele, ndërsa ky raund mbyllet të hënë me katër sfidat e tjera.

Në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi vendas fitoi 3-1 kundër Kastriotit. Dueli ishte i luftuar në fushë, ndërsa në stadium ishte një numër i pakët tifozësh. Dueli u zhbllokua nga vendasit pas vetëm 22 minutave lojë. Xhonathan Lajthia shënoi te Bylis, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin minimal.

Fraksoni i dytë pa krutanët më kërkues, teksa gjetën golin e barazimit me Eneid Kodrën në minutën e 75-të. Fundi i ndeshjes ishte dramatik për miqtë, teksa Bylis shënoi edhe dy herë të tjera. Flamur Ruçi në minutën e 80-të i dërgoi shifrat në 2-1, teksa Emini në 90+5 mbylli llogaritë e ndeshjes për rezultatin final 3-1.

Në stadiumin e Beratit, Tomori dhe Lushnja barazuan 0-0. Pas humbjes së një jave më parë, Lushnja sërish nuk del te fitorja duke qenë në fundin e renditjes. Për momentin, Bylis me 16 pikë kryeson klasifikimin, ndjekur nga AF Elbasani me 13-të pikë. Verdheblutë luajnë nesër në Peshkopi kundër Korabit. Në fund Besa, Lushnja, Luzi dhe Burreli.

Golat e Bylis 3-1 Kastrioti:

Kategoria e Parë - java 6-të:

E diel 14:00

Bylis 3-1 Kastrioti

Tomori 0-0 Lushnja

E hënë 14:00

Burreli - Besa

Flamurtari - Apolonia

Korabi - AF Elbasani

Luzi - Vora

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?