Bylis 2-0 Besa

Kategoria e Parë/ AF Elbasani i përgjigjet Bylisit për kreun e renditjes! Flamurtari dhe Lushnja bëjnë paqe në Vlorë, fiton Luzi e Kastrioti

16 Mars, 16:13| Përditesimi: 16 Mars, 20:14

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri është në raundin e 25-të. Këtë të shtunë janë zhvilluar pesë duele, teksa AF Elbasani qëndron sërish në krye.

Në Ballsh, Bylis ka fituar 2-0 me Besën duke "zhytur" kavajasit në fundin e renditjes. Në "Adush Muça" golat për vendasit u shënuan nga Ruçi dhe Trumci.

Në Vlorë, Flamurtari dhe Lushnja u ndanë 0-0. Sfida e Beratit foli për miqtë, me Luzin që mposhti 1-2 Tomorin. Në Vorë, vendasit marrin humbjen e dytë radhazi. Këtë herë Kastrioti përmbysi 1-3 ndeshjen kundër vorakëve.

Ndërkohë, AF Elbasani ka siguruar tri pikë dhe vendin e parë duke mundur 3-0 Burrelin me golat e Melos, Lleshit dhe Clement. Me 59 pikë, AF Elbasani lë pas Bylisin që ka vetëm një pikë më pak.

Të diel në 14:00 java e 25-të e së Parës mbyllet me Apolonia - Korabi.

Kategoria e Parë, java 25-të:

E shtunë, 16 mars

14:00

Bylis 2-0 Besa (Ruçi 11', Trumci 38')

Flamurtari 0-0 Lushnja

Tomori 1-2 Luzi (Caco 78' / Treni 58', Itodo 72')

Vora 1-3 Kastrioti (Ntephe 47' / Neziri 60', Musaj 66', Hoxha 77')

18:00 AF Elbasani 3-0 Burreli (Leo Melo 34', Lleshi 73', Clement 80')

E dielë, 17 mars

14:00 Apolonia - Korabi

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?