Foto ilustruese

Kategoria e Parë/ Befasohen Korabi dhe Apolonia, fitojnë Tërbuni me Lushnjën! Tri pikë për Orikun dhe Burrelin (Renditja)

22 Tetor 2022, 16:09| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 16:19

  • Share

Kategoria e Parë zhvilloi sot pesë ndeshjet e para për javën e shtatë. Dhjetë gola u shënuan në pesë duelet, me befasitë që nuk munguan as këtë javë. Besa barzoi 0-0 me Luzin, duke qenë ndeshja e vetme që nuk prodhoi gola. Befasi edhe për Apoloninë dhe Korabin, që u mundën në transfertë nga Oriku dhe Tërbuni.

Në Lushnjë, lagunarët morën tri pikë shprese kundër Turbinës së vendit të fundit. Edlir Tetova debuton kështu me fitore në stolin e Lushnjës, falë dopietës së Pepës. Në Pukë, Tërbuni vendas mundi 2-1 Korabin, ndërsa Oriku e inauguroi fushën e re me fitoren 3-0 me Apoloninë. Burreli fitoi në shtëpi 2-0 me Tomorin.

Kategoria e Parë - Rezultatet, java 7:

Besa 0-0 Luzi

Lushnja 2-0 Turbina (Pepa 42’, 50’)

Tërbuni 2-1 Korabi (Hysa 22’, Xhebrahimi 29’ (p) / Beshiraj 9’)

Oriku 3-0 Apolonia (Tahiraga 42’ (p), Deda 58’, Chukwuma 66’)

Burreli 2-0 Tomori (Farruku 37’, Nascimento 80’)

Nesër:

Skënderbeu - Besëlidhja 16:00

Dinamo - Flamurtari 14:00

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?