Bylis 1-0 Korabi

Kategoria e Parë/ AF Elbasani fiton me Besën dhe merr kreun, Bylis 'ngjit' Korabin! Apolonia dhe Vora presion kryesuesve, fiton Flamurtari (Renditja)

28 Shtator 2023, 17:22| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 17:23

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli javën e pestë. Pasditen e së enjtes, duke nisur nga ora 15:00 u zhvilluan pesë ndeshjet e mbetura. Në Fier, Apolonia fitoi 3-0 me Burrelin falë golave të Eneh, Dedgjonaj (out) dhe Shanaj. AF Elbasani fitoi 0-1 me Besën në Luzin e Vogël me gol të Lleshit, teksa merr vendin e parë në renditje.

Bylis fitoi me Korabin falë golit të Trumcit në pjesën e dytë. Në stadiumin e Peqinit, Flamurtari fitoi 0-4 me Lushnjën. Vora fitoi 5-1 me Tomorin, ndërsa dje Kastrioti fitoi 1-0 me Luzin.

Pas kësaj jave AF Elbasani merr kreun e renditjes, me pikë të barabarta me Bylisin. Pas tyre vijnë Apolonia, Vora, Flamurtari dhe Tomori. Në fund Besa, Lushnja, Luzi dhe Burreli.

Kategoria e Parë - java 5:

E enjte

Apolonia 3-0 Burreli (Eneh 23' Dedgjonaj 32' (out), Shanaj 66')

Besa 0-1 AF Elbasani (Lleshi 40')

Bylis 1-0 Korabi (Trumci 73')

Lushnja 0-4 Flamurtari (Alexandre 52', 62', Pjeshka 68', Beqja 87')

Vora 5-1 Tomori (Raboshta 14', Shani 41', 71', Sefa 80', Prengaj 90+7')

E mërkurë

Kastrioti 1-0 Luzi (Çela 49')

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?