Foto ilustruese nga një ndeshje e Këlcyrës

Kategoria e Dytë/ Këlcyra fiton në finale mes tensionit, i merr vendin Tepelenës

31 Maj 2023, 18:42| Përditesimi: 31 Maj 2023, 19:12

  • Share

Këlcyra fitoi 1-3 me Tepelenën në play-out e Kategorisë së Dytë dhe nga sezoni i ri do jetë pjesë e kësaj lige. Në stadiumin "Roza Haxhiu" në Lushnjë, Këlcyra tregoi që në nisje të ndeshjes se do e kërkonte më shumë këtë sukses. Të ardhur nga Kategoria e Tretë, skuadra e Këlcyrës tanimë mposht Tepelenën dhe sezonin e ri do i zërë vendin, me këta të fundit që rrëzohen në të Tretën.

Ndeshja nisi mirë për Këlcyrën, me Shelen që shënoi që në minutën e tretë. Në minutën e 11 ishte Hasa që dërgoi në avantazhin e dy golave Këlcyrën. Në të 24 minutë, Gjyla nga pika e bardhë e penalltisë rihapi ndeshjen, duke gjetur golin e parë për Tepelenën. Në të 90 minutë ishte Balliu që dërgoi shifrat në 1-3, me Këlcyrën që largon Tepelenën nga e Dyta, duke i marrë vendin për sezonin e ri. Në pjesën e dytë, ndeshja u bë më e ashpër dhe e tensionuar me kartona të kuq të njëpasnjëshëm ku Kalemi e Havaraj u ndëshkuan për Tepelenën, ndërsa Trimi për Këlcyrën.

Tepelena 1-3 Këlcyra (Gjyla 24' (p) / Shele 3', Hasa 11', Balliu 90')

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?