Botërori i Katarit

Katari nuk mjaftohet me Botërorin, kërkon të organizojë një tjetër event madhështor

26 Dhjetor 2022, 20:08| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 20:09

  • Share

Katari kaloi me sukses organizmin e Kupës së Botës në futboll. Tanimë ambiciet e vendit të vogël janë rritur, me Komitetin Olimpik në këtë vend që ka bërë kërkesën për të qenë vendi mikpritës i Olimpiadës 2036.

Sipas asaj që raportojnë në Lindjen e Mesme, Katari do të garojë për të organizuar Olimpiadën e vitit 2036, pasi për tre edicionet e ardhshme është përcaktuar vendi oranizator i Lojrave Olimpike. Në 2024, Olimpiada do të zhvillohet në Paris, katër vite më vonë në Los Angelos dhe në 2032 në Australi. Komiteti Olimpik i Katarit ka dorëzuar kërkesën për nisjen e procedurave, teksa përveç Katarit edhe Indonezia me Indinë kanë interes për të organizuar Lojërat Olimpike.

Katari është refuzuar në tre kandidaturat e mëparshme, por për shkak të organizmit të mirë në Kupën e Botës mund të bindin Komitetin Olimpik ndërkombëtare që t’i besojnë dhe organzimin e Olimpiadës, pasi kaloi me sukses Botërorin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?