Tifozët në Lusail

KATAR 2022/ Tifozët e Argjentinës dhe Francës bëhen bashkë, spektakël para finales së Botërorit (VIDEO)

18 Dhjetor 2022, 13:17
  • Share

Argjentina dhe Franca luajnë sot në 16:00 finalen e Botërorit në Katar. Në "Lusail Stadium" dy skuadrat do kërkojnë të bëjnë të vetën trofeun më të rëndësishëm për kombe. Përpara ndeshjes mijëra tifozë janë grumbuluar në rrugët e qytetit Lusail, duke dhuruar spektakël. Në pamje duket qartë se tifozët e Francës dhe Argjentinës janë bërë bashkë, duke e kthyer këtë ditë në një festë për futbollin.

Argjentina pret prej 36 vitesh një trofe tjetër në Kupën e Botës, ndërsa Franca është kampione në fuqi e turneut. "Gjelat" e kanë fituar dy herë trofeun e Kupës së Botës, në 1998 dhe 2018, teksa po dy herë e ka fituar edhe Argjentina, në 1978 dhe 1986. Në përballjen e sotme pritet spektakël në tribuna, teksa do jenë 88 mijë tifozë në shkallët e stadiumit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?