KATAR 2022/ Territori Kosovës me ngjyra serbe, kombëtarja ballkanase del huq me provokimin para Brazilit (VIDEO)

25 Nëntor 2022, 12:40| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 14:50

  • Share

Serbia pësoi disfatën e parë në ndeshjen e parë të Botërorit, teksa përballë Brazilit nuk arriti të linte asnjë shenjë, duke u mposhtur 2-0. Gjithsesi atë që s’bëri në fushë e bëri në dhomat e zhveshjes. Futbollistët kishin vendosur një flamur me kufinjtë e Kosovës i ngjyrosur sipas ngjyrave të flamurit serb. Në të shkruhej ‘ne nuk dorëzohemi’, por gjithsesi nuk i shërbeu aspak Serbisë kundër Brazilit.

Megjithatë shqiponjës dykrenare serbët nuk i shpëtuan as në këtë ndeshje. Një tifoz arab që ishte në stadium, me shumë mundësi nga Katari, është filmuar teksa bën gjestin e shqiponjës me duar dhe thotë ‘Albania’. Sa për t’u kuajtur se në vijim në Katar do të luhet Serbi-Zvicër dhe referuar eksperiencës në Botërorin e 2018 priten zhvillime jo të mira për fqinjët e Kosovës.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?