Tifozët e Francës

KATAR 2022/ Stadium me 88 mijë ulëse, vetëm 6 mijë tifozë francezë në "Lusail" për finalen kundër Argjentinës

16 Dhjetor 2022, 16:10| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 16:09

  • Share

Argjentina dhe Franca luajnë të diel në 16:00 për finalen e Kupës së Botës. Në "Lusail Stadium" të Katarit do përqëndrohet e gjithë vëmendja e futbolldashësve, teksa në impiant do jenë 88 mijë tifozë. Biletat janë shitur të gjitha, me L'Equipe që bën me dije se do jenë vetëm 6 mijë tifozë të Francës.

Numri i pakët ka të bëjë me neglizhencën dhe vonesën e tifozve në prenotimin e biletave në faqen e FIFA, teksa nga ana tjetër ka një dyndje të tifozerisë argjentinase. 50 mijë pritet të jetë numri i amerikano-jugorëve që kanë bërë një prenotim masiv.

Nuk përjashtohet mundësia që mes tifozëve neutralë të jenë edhe ata francezë, çka do rrisnin numrin e "Gjelave" në stadium. Në faqen e FIFA biletat janë shitur të gjitha, teksa veç ftesave për zyrtarët pjesa tjetër e stadiumit do jetë e mbushur me tifozët e dy skuadrave dhe ata neutralë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?