KATAR 2022/ Vulos goli me kokë, Australia merr fitoren e parë në Botëror! Mposht 1-0 Tunizinë (VIDEO)

26 Nëntor 2022, 10:29| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 14:39

  • Share

Australia ka marrë 3 pikët e para në Botërorin e Katarit, pasi ka fituar minimalisht 1-0 kundër Tunizisë. Afrikanët e nisën në sulm sfidën në stadiumin ‘Al Janoub’, por një kundërsulm në minutën e 23 e gjeti të papërgatitur. Djuk realizoi me kokë, duke zhbllokuar sfidën dhe njëkohësisht duke vulosur edhe fitoren për kombëtaren e tij.

Edhe pse Tunizia pati shumë kohë në dispozicion nuk mundi ti ndryshonte udhë takimit. Pas dy ndeshjeve në grup D Tunizia renditet e fundit me 1 pikë, ndërsa Australia të paktën përkohësisht është në vendin e dytë.

Sfida tjetër e këtij grupi mes Francës dhe Danimarkës nis në orën 17:00.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?