Trajneri i Serbisë

KATAR 2022/ Skandal seksual te Serbia, përleshje mes futbollistëve para ndeshjes finale me Zvicrën

30 Nëntor 2022, 16:33| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 16:35

  • Share

Serbia dhe Zvicra luajnë të premte në 20:00 për të siguruar një biletë në fazën e 1/8 në Kupën e Botës. Përpara kësaj finaleje "24sata.hr" në Kroaci bën me dije se ballkanasit janë përfshirë në një skandal të madh seksual. Burimet për medien në fjalë tregojnë për lidhje të dyshuara të futbollistëve me të dashurat e njëri-tjetrit.

Mesazhet që dalin nga kampi i Serbisë tregojnë për një klimë të tensionuar para ndeshjes me Zvicrën. "Janë duke qarkulluar mesazhe se disa futbollistë kanë lidhje me të dashurat e shokëve të skuadrës. Kjo dyshohet se ka çuar në një sherr në stërvitje. Ka një kaos të përgjithshëm dhe të gjithë flasin vetëm për këtë", bën me dije "24sata".

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Federata e Futbollit në Serbi, teksa lojtarët vijojnë të jenë në grumbullim për ndeshjen me Zvicrën.

Ora 19:20
Skandali seksual te Serbia dhe Vlahovic si 'protagonist', sulmuesi i Juventus: Situatë e trishtueshme

Serbia luan me Zvicrën të premte në 20:00 për Kupën e Botës, teksa skuadrat kërkojnë tri pikë për të kaluar më tej në fazën e 1/8. Te ballkanasit së fundmi situata është trazuar, me mediet në Kroaci që tregojnë për një skandal seksual në ekip. Nën akuzë është sulmuesi i Juventus, Dusan Vlahovic. Numri 9 thuhet se ka ngacmuar të fejuarën e portierit të dytë të Serbisë, Milinkovic-Savic. Sulmuesi ka shpjeguar se kjo është një situatë e trishtueshme që është shpikur nga njerëz që nuk kanë diçka për të bërë në jetën e tyre.

"Është absurde, absurde, absurde. Është e trishtueshme që duhet të vij këtu dhe të shpjegoj për veten pas kësaj situate. Është shpikur nga njerëz që nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë në jetën e tyre", tha Vlahovic.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 30/11/2022 20:58

    Sllav hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?