Makina Rolls Royce dhe futbollistët e Arabisë Saudite

KATAR 2022/ ‘Rolls Roys’ për çdo futbollist, presidenti i federatës së Arabisë Saudite mohon: Lajm i rremë!

15 Dhjetor 2022, 17:03| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 17:06

  • Share

Lajmi se futbollistët e Arabisë Saudite, të cilët mposhtën Argjentinën në Botëror do merrnin nga një makinë Rolls Royce, nuk është i vertetë. Presidenti i kësaj federate Yasser Al Misehal tha për “Marca” se lajmi që mori dhenë ishte i rremë. Në mediat ndërkombëtare tha se princi i kurorës Bin Salman ua premtoi futbollistëve diçka të tillë.

“Jo, jo, jo. Lojtarët tanë luajtën për krenari, kishin nderin dhe fatin për të përfaqësuar ekipin kombëtar në një ndeshje historike (kundër Argjentinës). Thashethemet nuk janë të vërteta. Sigurisht që ata morën bonus për fitoren, por ishte një bonus normal. Ka rregulla edhe për shpërblimet. Ata nuk luajnë për bonuset, por për vendin e tyre, për të shkruar historinë. Shumë prej tyre u bënë të famshëm pas fitores ndaj Argjentinës”, tha Presidenti i federatës.

Yasser Al Misehal sqaroi edhe gjendjen e Al Shahranit, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë: “Falë Zotit, është mirë. Pati dëmtime të rënda, jo vetëm në fytyrë. U dëmtua edhe në brinjë, edhe në pankreas, por është mirë. Ka patur 3 operacione dhe është mirë tani, në shtëpinë e tij. Shpresoj të kthehet në fushë së shpejti”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?