KATAR 2022/ Portugali-Marok, trajneri i 'luzitanëve': Lëreni të qetë Ronaldo-n! Trajneri i Anglisë: S'do luajmë në mbrojtje kundër Francës

9 Dhjetor 2022, 15:27| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 16:36

  • Share

Mes shumë lajmeve shpërqendruese që kanë si epiqendër Cristiano Ronaldo-n të shtunën Portugalia do përballet me Marokun për çerekfinalet e Botërorit të Katarit. Në orën 16:00 ‘luzitanët’ që masakruan Zvicrën  do kenë përballë një skuadër që kërkon të shkruajë historinë dhe ka në përbërje futbollistë që luajnë në kampionatet më me emër në Europë.

Në konferencën për shtyp trajneri i Portugalisë Fernando Santos është ndalur së pari për të folur për Ronaldon, duke deklaruar: “Nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga kombëtarja, duhet ta lëmë të qetë. Normalisht nuk ishte i kënaqur, pasi e njoftova se do ishte në stol kundër Zvicrës, por është koha të ndalen polemikat. Maroku është një përfaqësuese shumë e organizuar dhe nuk do jetë aspak e lehtë për ne.”

Maroku është përballur dy herë me Portugalinë në Kupën e Botës. Në vitin 1986 afrikanët kanë fituar 3-1 në grupe, ndërsa në 2018 Portugalia fitoi 1-0 po në grupe. Në Botërorin e Katarit ‘luzitanët’ janë kombëtarja që kanë shënuar më shumë, ndërsa Maroku ajo që ka pësuar më pak.

Padiskutim për nga rëndësia që ka, superpërballja ose finalja e parakohshme e Katarit Angli-Francë do luhet në orën 20:00. Në konferencën për shtyp trajneri Southgate ka deklaruar se nuk do mendojnë të luajnë në mbrojtje ndaj kampionëve në fuqi, pasi ‘tre luanët’ kanë armë të fuqishme në sulm.

Ndërkohë Didier Deschamps u përgjigj duke thënë se është shumë i qetë para sfidës përsa kohë ka në skuadër një si Kylian Mbappe.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?