Foto nga sfida Portugali-Uruguaj

KATAR 2022/ Uruguaji 'bie' 2-0 para Portugalisë, 'luzitanët' kualifikohen në 1/8 (VIDEO)

28 Nëntor 2022, 19:40| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 23:00

  • Share

KATAR 2022 – Dy golat e Bruno Fernandes i kanë dhuruar fitoren Portugalisë pasi arriti të kualifikohet në 1/8 e Botërorit pas sfidës me Uruguajin.

Pjesa e parë u mbyll pa asnjë gol por luzitanët u kthyen të vendosur për fitore në pjesën e dytë. Në minutën ’54, Fernandes shënoi në portën e amerikano-latinëve.  Fillimisht u duk sikur topi u prek nga Cristiano Ronaldo, por lëvizja e kokës së portugezit shërbeu vetëm sa për te gënjyer portierin e Uruguajit pasi goli u shënua prej Bruno Fernandes.

Mesfushori shënoi golin e dytë me një penallti në minutën ’93. Portugalia bëhet kombëtarja e tretë që kualifikohet në 1/8 ndërsa më herët e siguruan Franca dhe Brazili.

Ora 21:54
KATAR 2022/ Portugalia dyfishon rezultatin, Bruno Fernandes shënon nga penalltia (VIDEO)

’93 Portugalia shënon golin e dytë. Ishte sërish Bruno Fernandes që arriti të prekte portën e Uruguajit falë një penalltie.

Ora 21:35
KATAR 2022/ Ndalet për disa sekonda sfida Portugali-Uruguaj! Tifozi valëvit flamurin e LGBT në fushë, mesazhi i tij për të çliruar Ukrainën (VIDEO)

 

Sfida mes Portugalisë dhe Uruguajit ka ndaluar për disa sekonda pasi një tifoz ka hyrë në fushë duke valëvitur flamurin e LGBT. I veshur me një bluze me logon e Supermenit, duket qartë mesazhi që do të japë pasi në pjesën e përparme shkruhet “Shpëtoni ukrainën” ndërsa në anën e pasme “Respekt për gratë iraniane”.

Ora 21:16
KATAR 2022/ Portugali-Uruguaj, Fernandes kalon në avantazh 'luzitanët' (VIDEO)

Në nisje të pjesës së dytë, Bruno Fernandes arriti të shënojë në minutën ‘54 në portën e Uruguajit dhe të kalojë në avantazh luzitanët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?