KATAR 2022/ Nis faza vendimtare e grupeve, Holandës i mjafton 1 pikë ndaj organizatorëve! Senegali për 'jetë a vdekje' kundër Ekuadorit', përplasje e fortë SHBA-Iran

29 Nëntor 2022, 12:23| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 16:44

  • Share

Këtë të martë do përcaktohen fatet e grupit A dhe B. Në orën 16:00 Holandës i duhet të paktën një barazim kundër Katarit, të eliminuar matematikisht, por në varësi të rezultatit mes Senegalit dhe Ekuadorit, 'tulipanëve' mund ti bëjë punë edhe humbja. Sakaq në grupin A më me shumë interes pritet Senegal-Ekuador, pasi afrikanëve iu duhet sezbën fitorja. Kjo sepse si Ekuadori ashtu edhe Holanda janë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Senegali ka 3.

Ndërkohë në orën 20:00 do jetë rradha e grupit B me Anglinë që duket e favorizuar. ‘Tre luanët’ të cilët janë në kuotën e katër pikëve do përballen me Uellsin, që kanë 1 pikë dhe për të kaluar më tej anglezëve i bën punë edhe barazimi. Më delikate dhe më interesante është përplasja e SHBA-ve me Iranin. Duke ditur raportet mes dy vendeve, që kanë shkaktuar polemika edhe në Botërorin e Katarit, pritet një 90 minutësh tepër i dyluftuar.

Avantazhin në këtë rast e ka Irani, që ka 3 pikë dhe vjen pas fitores me Uellsin, ndërsa amerikanët për të tentuar kualifikimin duhet të fitojnë sezbën. Kjo sepse kanë vetëm 2 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?