KATAR 2022/ 3 gola vendosin 'finalen e vogël' të Botërorit, Kroacia fiton kundër Marokut dhe arkëton 26 milionë euro (VIDEO)

17 Dhjetor 2022, 17:54| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 21:32

  • Share

FT/ Kroaci 2 - 1 Marok (Gvardiol 7', Orsic 42' / Dari 9') 

Kroacia fitoi 2-1 me Marokut dhe renditet kështu e treta në Botërorin e Katarit duke marrë medaljen e bronztë "Finalja e vogël" e edicionit është fituar nga ballkanasit, që iu falën golave të Gvardiol dhe Orsic në pjesën e parë. Edhe Maroku shënoi në 45 minutat e para me Dari. Tanimë kroatët ngjiten në podiumin e "Katar 2022" duke arkëtuar nga FIFA 26 milionë euro për këtë sukses.

Ndeshja nisi mirë për ballkanasit që shënuan me Gvardiol pas vetëm 7 minutave lojë. Një skemë model dhe një aksion i zhvilluar bukur nga Kroacia bëri që Perisic të asistonte bukur për Gvardiol, me mbrojtësin që shënoi me kokë pas një fluturimi nga 11 metra largësi. Afrikanët nuk u demoralizuan pas këtij goli, duke barazuar ndeshjen pas vetëm dy minutave lojë me Dari. Një krosim nga e djathta e sulmit bëri që mbrojtja e Kroacisë mos ishte e vendosur mirë, me Achraf Dari që barazoi po me kokë. Fundi i 45 minutave të para rezultoi deçiziv për këtë ndeshje, me Orsic që shënoi për 2-1.

Asisti i Livaja bëri që kroati Orsic të gjente golin e dytë në minutën e 42. Goditja e bukur e kroatit përfundoi në rrjetë, për një nga golat më të bukur të Botërorit. Në 45 minutat e dyta, paçka sulmeve të ndryshme ndeshja përfundoi 2-1, me kroatët që arkëtojnë 26 milionë euro për këtë sukses. Kështu finalja e vendit të tretë dhe të katërt flet për Kroacinë, teksa bota e futbollit tanimë pret ndeshjen e nesërme finale mes Argjentinës dhe Francës (16:00).

VIDEO:

Ora 18:19
VIDEO/ Mungon trofeu dhe fishekzjarret, Kroacia merr medaljen e bronztë në Botëror! I pranishëm Infantino

Kroacia fitoi 2-1 me Marokun duke e mbyllur Botërorin 2022 si vendi i tretë në botë. Pas 90 minutave skuadra e Dalic iu drejtua ceremonisë për medaljen e bronztë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kreu i FIFA, Gianni Infantino, që shpërndau medaljet për kroatët. Ceremonia ishte e denjë për fituesin e Botërorit, teksa Kroacisë i mungoi trofeu dhe fishekzjarret.

Ora 16:46
VIDEO/ Duart në kokë, Kroacia shënon të dytin! Në listë për golin më të bukur të Botërorit

42' / Kroaci 2-1 Marok. Mislav Orsic ka shënuar golin e dytë për Kroacinë pas asistit të Livaja. Lojtari "Dalmat" mposht me një gjuajtje fantastike dhe plot teknikë Bonon, me golin që mund të jetë ndër më të bukurit në këtë event.

Ora 16:12
VIDEO/ 2 gola në 2 minuta! Kroacia gjen avantazhin, barazon Maroku

9'/ Kroaci 1-1 Marok. Ka nisur me ritëm të lartë ndeshja finale për vendin 3 dhe 4 në Botëor. Kroacia shënoi me Gvardiol në minutën e 7 pas një skeme perfekte (asist i Perisic), ndërsa vetëm dy minuta më vonë Dari është përgjigjur për Marokun duke rikthyer ekuilibrat.

Goli i Gvardiol:

 
Goli i Dari:
 
Ora 15:46
FOTO/ Kroacia zbret në fushë, Ivana Knoll tërheq vëmendjen në tribuna

Kroacia dhe Maroku luajnë sot në 16:00 finalen e vendit të tretë dhe katërt në Botërorin e Katarit. Në stadium nuk mungon as Ivana Knoll, ish-miss Kroacia që ka tërhequr vëmendjen për veshjet e saj provokuese dhe fotot me tifozët. Edhe në duelin e sotëm ajo gjendet në stadiumin e Dohas duke marrë vëmendjen e fotografëve.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?