KATAR 2022/ Ndihmë nga qielli, Messi ‘thërret’ Maradonën në momentin vendimtar të finales (VIDEO)

19 Dhjetor 2022, 13:07| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 13:13

  • Share

Ëndrra e një populli u bë realitet. Argjentina u shpall kampione bote dhe Messi ishte protagonist, por së fundmi po qarkullon një video teksa ‘pleshti’ i kërkon ndihmë nga qielli Diego Armando Maradonës, idhullit të botës së futbollit, i cili ndërroi jetë dy vite më para.

Mediat ndërkombëtare pretendojnë se në penalltinë e katërt që Argjentina u shpall kampione Messi u shpreh kështu teksa Montiel po bëhej gati ta gjuante: “Le të shkojmë Diego nga parajsa”.

Nuk mund të thuhet me 100% nëse kjo ishte ajo që tha Messi, por nëse i kërkoi ndihmë Maradonës ai e bëri edhe njëherë për Argjentinën edhe pse nga shumë larg.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?