Julio Cesar

KATAR 2022/ 'Messi më i mirë se Mbappe', Julio Cesar: Rëndësi ka që Franca të fitojë finalen

16 Dhjetor 2022, 11:00
  • Share

Argjentina dhe Franca luajnë të diel në 16:00 për finalen e Botërorit "Katar 2022". Francezët janë kampionët e botës në fuqi teksa Argjentina me Messin kërkon që trofeun ta dërgojnë në Amerikën Latine. Për mediat në Italia foli edhe ish-portieri i Inter dhe Brazilit, Julio Cesar.

Braziliani nuk ka dyshime se Messi është një nivel më lartë se Mbappe, por si brazilian kërkon që Argjentina të mos fitojë trofeun dhe për këtë rrjedhojë do bëjë tifo për Francën.

"Do të jetë një ndeshje e mirë, e vështirë, interesante. E vetmja gjë që ka rëndësi është që Franca të fitojë (qesh). Unë e respektoj shumë Mbappen, por Messi është Messi. "Pleshti" është i emocionuar sepse ai ka një shans të fundit për të fituar Kupën e Botës. Ai dëshiron t'i japë kupën vetes dhe popullit të tij argjentinas", tha Cesar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?