KATAR 2022/ Luga në ‘E vëmë me bast’: Franca, favorite! Kina po investon shumë në futboll

16 Dhjetor 2022, 10:20| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 10:25

  • Share

TIRANË- Në finalen e madhe, nga Kina trajneri Ergys Luga shef favorite Francën madje ttegon se kjo është edhe dëshira e tij, por gjithsesi tregon se edhe nëse do të fitonte Argjentina, për të nuk do të ishte një surprizë.

“Do ketë gola. Dua që ta marr Franca, më pëlqen Mbappe, është një skuadër që luan gjatë, që si pikë referimi ka Mbappe, edhe Ngolo Kante një lojtar që ka shfaqur shumë rendiment, shumë ekuilibër në mesfushë, do jetë një ndeshje ku do vendoset nga gabimet, Francën e shoh më të avantazhuar, mund të shkojë edhe me penallti, edhe nëse do e ngrejë Argjentina, nuk do isha e surprizuar”, tha Luga.

Në emision “E vëmë me bast” në Report TV me gazetarin Andi Kapzhiu dhe specialistin e futbollit Andrea Marko, Luga ka rrëfyer edhe për eksperiencën e tij si trajner në Kinë. Ai tha se Kina po investon shumë në futboll duke zbuluar edhe disa nga teknikat që vihen në zbatim në Kinë.

“Ecin me shkolla futbolli, fëmijët e fillojnë futbollin që në klasë të parë, deri në  universitet. Këto fëmijë rriten më këtë lloj frymë, bëhet stërvitje më analitike, kujdesen shumë, teknika individuale, pastaj kur kalon fazën 14-19 vjeç, fillojnë taktike, ushtrime taktike, por që janë vende që po investojnë shumë për të qenë këtu ku janë, Japonia ka talente të lindura, Kina ka disa probleme politike, ka filluar çon lojtar të rinj në Europë, të marrë eksperiencë dhe të luajnë në superligën kineze”, tha Ergys Luga.

Finalja e madhe Argjentinë-Francë do të luhet të dielën 16:00.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?