KATAR 2022/ Anglia me Francën përballen në çerekfinale, Tre Luanët 'kafshojnë' 3 herë Senegalin (VIDEO)

4 Dhjetor 2022, 21:53| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 22:57

  • Share

FT/ Angli 3 - 0 Senegal (Henderson 39', Kane 45+3', Saka 57')

Anglia fitoi 3-0 me Senegalin në 1/8 e Kupës së Botës, duke marrë një biletë për në çerekfinale. Skuadra e Southgate do luajë në Francën në fazën që vjen, në një duel që pritet me interes për vetë formën e skuadrave. "Tre Luanët" e Anglisë sfidojnë kampionët e botës në fuqi, me ndeshjen që shihet si një finale e parakohshme.

Në ndeshjen kundër Senegalit, Anglia nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren. Ishullorët gjetën golin e parë në minutën e 39 të ndeshjes me Henderson pas asistit të Bellingham. Ndërkohë që skuadrat i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, kundërsulmi i anglezëve solli golin e Kane pas asistit të Foden, me Anglinë që mbylli llogaritë e ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte totalisht nën kontrollin e Anglisë, që shënoi me Saka në minutën e 57, me Foden që asistoi për të dytën herë në këtë duel. Kështu, në çerekfinale anglezët luajnë me Francën në 10 dhjetor. Pas Holandë - Argjentinë, kjo është çerekfinalja e dytë që mësohet në këtë Botëror.

VIDEO:

Ora 22:26
VIDEO/ Humbja me Anglinë i la jashtë Kupës së Botës, Senegali ka për çfarë krenohet në Botëror

Senegali humbi 3-0 me Anglinë në 1/8 e Kupës së Botës. Përtej humbjes, afrikanët i dhanë ngjyra dhe ritëm eventit në Katar. Tifozët e Senegalit ishin më unikët në Kupën e Botës, teksa në tribuna ranë në sy për këngët dhe vallet tradicionale. Veç tyre, veshjet me ngjyrat karakteristike (e kuqe, e verdhë dhe jeshile) nuk munguan. Me mijëra në numër, tifozët ia dolën të krijonin një atmosferë që shpeshherë u shfaq në transmetimin e ndeshjeve. Duket se në Senegal kanë me çfarë të krenohen edhe pse u eleminuam nga Botërori i Katarit.

Ora 21:17
VIDEO/ Anglia e kthen në stërvitore, Saka ndëshkon Senegalin për herë të tretë

57' / Angli 3-0 Senegal. Bukayo Saka mbyll llogaritë e sfidës. Sulmuesi i Anglisë ka shënuar golin e tretë të ndeshjes në minutën e 57. Asisti i Fodes (i dyti këtë ndeshje) ka dërguar te goli sulmuesin e Arsenalit. Për Saka ky është goli i tretë në këtë Kupë Bote.

Ora 20:50
VIDEO/ Anglia mbyll llogaritë në pjesën e parë, Kane shënon golin e 2-të kundër Senegalit

45+3' / Angli 2-0 Senegal. Harry Kane shënon golin e dytë të ndeshjes. Një kundërsulm "vrasës" në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë ka bërë që Kane të dërgojë topin në rrjetë duke mposhtur Mendy pas asistit të Foden. Goli i parë për Kane në këtë Kupë Bote.

Ora 20:42
VIDEO/ Pickford hero te 'Tre Luanët', Henderson kalon Anglinë në avantazh

39' / Angli 1-0 Senegal. Jordan Henderson kalon Anglinë në avantazh pas 39 minutave lojë. Aksioni i bukur i anglezëve është konkretizuar me gol nga kapiteni i Liverpool, kjo pas asistit të Bellingham. Gjatë pjesës së parë portieri Pickford ka qenë hero te Anglia me pritjet e tij.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?