Kreu i FIFA Infantino dhe Zelensky

KATAR 2022/ Kërkoi 'të ishte' në finalen e Botërorit, FIFA refuzon kërkesën e Zelenksyt

16 Dhjetor 2022, 16:52
  • Share

FIFA ka refuzuar një kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të ndarë një mesazh për paqen botërore përpara fillimit të finales së Kupës së Botës në Katar të diel në 16:00. CNN bën me dije se propozimi i Ukrainës është hedhur poshtë nga FIFA dhe pala ukrainase u befasua nga një vendim i tillë.

Propozimi ishte për shfaqjen e një videoje në monitorët gjigandë të stadiumit "Lusail" para ndeshjes por u befasuan nga përgjigjia e FIFA. "Ne menduam se FIFA dëshironte të përdorte organizatën e saj për të dhënë një mesazh të madh për paqen", thotë burimi i CNN.

Bisedimet midis Ukrainës dhe organit drejtues të sportit janë ende duke u zhvilluar, teksa nuk pritet që FIFA të ndërrojë mendje. Kujtojmë se prej 24 shkurtit të këtij viti Ukraina është nën agresionin rus.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?