KATAR 2022/ Kameruni s’lë serbët të gëzojnë, sfida me 6 gola mbyllet pa fitues (VIDEO)

28 Nëntor 2022, 11:35| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 15:39

  • Share

6 gola ka prodhuar sfida e parë e ditës së nëntë të Botërorit mes Kamerunit dhe Serbisë, por në fund nuk ka patur fitues. Që në nisje kishte surpriza, pasi portieri i njohur i afrikanëve Onana ishte përjashtuar nga trajneri për shkak të disa kundërshtive me formacionin. Po për të parë golin e parë u desh minuta e 29 dhe erdhi nga Castelletto. Gjithsesi po brenda pjesës së parë serbët përmbysën, duke realizuar fillimisht me Pavlovic dhe më pas Milinkovic-Savic.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol të serbëve, pasi Mitrovic gjeti rrugën e rrjetës dhe dha përshtypjen e një sfidë të mbaruar. Mirëpo Kameruni u rikthye nga humnera për të barazuar në harkon kohor të 3 minutave. Aboubakhar ngushtoi diferencat para se Choupo-Moting ti barazonte ato në 3-3 dhe njëkohësisht ti vuloste ato.

Pika e fituar nuk i shkon për shtat asnjë prej kombëtareve, pasi po në grupin G janë edhe Brazili me Zvicrën. Pas dy ndeshjeve në grup si Kameruni ashtu dhe Serbia kanë nga 1 pikë dhe janë afër eliminimit.

Formacionet zyrtare

Ora 12:34
KATAR 2022/ Përballje e ‘çmendur’! Mitrovic i dërgon shifrat në 1-3 për Serbinë, por Kameruni barazon për 3 minuta (VIDEO)

 

53’ Mitrovic realizoi golin e tretë kundër Kamerunit, duke dhënë përshtypjen se sfida kishte përfunduar për Serbinë. Gjithsesi afrikanët janë ringjallur dhe kanë realizuar dy herë për 3 minuta. Në të 64 Aboubakhar dhe 66 Choupo-Moting barazuan shifrat. Ndeshje e çmendur në Doha.

Ora 11:52
KATAR 2022/ Kameruni ‘në tokë’ për 3 minuta, Serbia përmbys shifrat në 1-2 (VIDEO)

 

45+1’ Serbia ka barazuar shifrat me mbrojtësin Pavlohic, ndërsa Kameruni pa marrë vetën mirë ka pësuar edhe golin e dytë. Dy minuta më pas, ekzaktësisht në minutën e 45+3’ ballkanasit kanë përmbysur shifrat.

 

Ora 11:38
KATAR 2022/ Kameruni shtang Serbinë në Katar, vjen goli i parë i sfidës pas një goditje këndi (VIDEO)

 

29’ Kameruni ka gjetur avantazhin kundër Serbisë, pasi Kasteleto e ka patur të lehtë të dërgojë topin në rrjetë pas një zhvillimi të goditjes së këndit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?