Goli i Sarr

KATAR 2022/ Dramë me 3 gola për Ekuadorin, Senegali e mposht në ndeshjen e fundit dhe kalon në 1/8 e Botërorit (VIDEO)

29 Nëntor 2022, 17:59| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 18:12

  • Share

FT/ Ekuador 1 - 2 Senegal (Caicedo 68' /Sarr 44' (p), Koulibaly 70' )

Ekuadori humbi 1-2 me Senegalin në ndeshjen e fundit për grupin A të Kupës së Botës. Në stadiumin "Khalifa" në Doha, ndeshja prodhoi emocione teksa Senegali bëhet skuadra e dytë pas Holandës që kalon grupin. Edhe pse me një paraqitje të mirë, Ekuadori nuk ia doli të merrte një pikë që i duhej për të kaluar më tej. Janë afrikanët e trajnerit Cisse që kanë marrë biletën e dytë për të luajtur në 1/8 e Botërorit.

Ndeshja nisi e qetë në mesin e fushës, me dy skuadrat që nuk dëshironin të pësonin. Në të 44 minutë, Sarr shënoi për Senegalin me 11 metërsh. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të 68 minutë ishte Caicedo që vendosi ekuilibrat në 1-1. Vetëm dy minuta më vonë, në të 70' ishte kapiteni Koulibaly që riktheu avantazhin e afrikanëve. Me mbrojtjen e "hekurt", Senegali ia doli të mbante këtë rezultat për të kaluar në fazën me eleminim direkt.

Sot u mbyllën ndeshjet në grupin A, me Holandën që kryeson me shtatë pikë duke kaluar në fazën e 1/8 si kokë grupi. Në vendin e dytë Senegali me gjashtë pikë që kalon më tej, teksa lamtumirën eventit ia japin Ekuadori (4 pikë) dhe Katari me zero pikë.

VIDEO:

Renditja:

Ora 17:35
VIDEO/ Dramë për Ekuadorin, 2 gola për dy minuta e nxjerrin jashtë Kupës së Botës! Feston Senegali

70' Ekuador 1-2 Senegal. Dramë në Katar. Ekuadori barazon ndeshjen në minutën e 68 me Caicedo, duke qenë më parë se Senegali në renditje. Vetëm dy minuta më vonë, në të 70 minutë kapiteni Koulibaly shënon golin e 1-2 për Senegalin, duke bërë që momentalisht afrikanët të jenë në fazën e 1/8.

Goli i Caicedo:

Goli i Koulibaly:

Ora 16:47
VIDEO/ Gol me shije kualifikimi, Senegali ndëshkon Ekuadorin në fundin e pjesës së parë

44' Ekuador 0-1 Senegal. Afrikanët kalojnë në avantazh falë një penalltie të kthyer në gol nga Sarr. Në fundin e pjesës së parë një ndërhyrje e gabuar në zonë është akorduar si penallti, me sulmuesin e Senegalit që e ka kthyer në gol.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?