KATAR 2022/ 'Gjelat pa pupla' në ndeshjen e fundit, Tunizia mposht Francën me një gol! Afrikanët nuk kalojnë më tej, dramë në sekondat e fundit (VIDEO)

30 Nëntor 2022, 18:01| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 20:00

  • Share

FT/ Tunizi 1 - 0 Francë (Khazri 58')

Tunizia fitoi 1-0 me Francën në grupin D të Kupës së Botës. Një gol i Khazri në minutën e 58 të ndeshjes i dha tri pikë afrikanëve në "Education City Stadium" të Al Rayyan, teksa këta të fundit nuk ia dalin të kalojnë në 1/8 edhe pasi Australia fitoi me Danimarkën. Nga ana tjetër Franca e mbyll me humbje fazën e grupeve, ndërsa ishin të kualifikuar si kokë grupi. Fundi i ndeshjes ishte dramatik për "Gjelat" që shënuan me Griezmann por VAR anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Skuadra e Francës luante me ekipin e dytë, teksa Deschamps aktivizoi lojtarët që nuk kishin marrë minuta në dy ndeshjet e para. Sfida nisi mirë për Tunizinë, teksa Franca u detyrua të priste sulmet. Pjesa e parë u mbyll 1-1 ndërsa në pjesën e dytë vendosi goli i Khazri në minutën e 58 të ndeshjes. Një top i humbur në mesfushë dënoi Francën, teksa Tunizia shënoi lehtë. Në fund kishte vend edhe për golin e Griezmann te Franca, me VAR që e anuloi.

Në përfundim të ndeshjeve të grupit D, Franca dhe Australia kalojnë më tej në 1/8, teksa edhe pse me pikë të barabarta "Gjelat" janë kokë grupi. Tunizia dhe Danimarka do duhet të presin biletat e kthimit për në shtëpi.

VIDEO:

Renditja:

Ora 17:20
VIDEO/ Gol 'me çorape', Tunizia i shënon Francës

58' Tunizi 1-0 Francë. Afrikanët kalojnë në avantazh me golin e Khazri në minutën e 58 të ndeshje. Një top i fituar në mesin e fushës nga Tunizia bën që sulmuesi të shënojë një gol të thjeshtë me goditjen që duket shumë e lehtë.

Ora 16:14
VIDEO/ Vetëm tetë minuta lojë, Tunizia i shënon Francës! Arbitri 'ngrin' festën

8' Tunizi 0-0 Francë. Nader Ghandri shënon për Tunizinë pas tetë minutave lojë. Një krosim nga e majta e sulmit është devijuar nga lojtari i Tunizisë, me arbitrin që nuk ka lejuar për shumë sekonda festën e afrikanëve duke akorduar pozicion jashtë loje.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?