Lundërzat duke parashikuar finalen

KATAR 2022/ Garë për parashikimin e finales, lundërzat zgjedhin fituesin e Botërorit

18 Dhjetor 2022, 13:33
  • Share

Finalja e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës që zhvillohet sot në 16:00 ka bërë që shumë të parashikojnë rezultatin e kryendeshjes së "Katar 2022". Në kopshtin zoologjik të Bankokut, kryeqytetit të Tajlandës, dy lundërza kanë zgjedhur Argjentinën si fituese të eventit.

Punonjësit e kopshtit zoologjik kishin vendosur dy shishe me ushqim, teksa në to ishin edhe flamujt e shteteve përkatëse, me lundërzat që zgjodhën të konsumonin nga ushqimi me flamurin e Argjentinës.

Parashikimi ka bërë që vizitorët dhe punonjësit e kopshtit zoologjik të pushtoheshin nga emocione dhe të qeshura.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?