KATAR 2022/ Fundi i përrallës? Të mërkurën Maroku përballet me Francën kampione bote! Afrikanët me shumë mungesa, trajneri: Jemi të uritur për sukses

13 Dhjetor 2022, 15:53| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 17:05

  • Share

E mërkura rezervon një gjysmëfinale Botërori me shumë enigma, duke qenë se Maroku që luan për herë të parë në këtë fazë do ketë përballë kampionët e botës në fuqi, Francën.

Për këtë ndeshje historike, ndryshe nga Franca, afrikanët kanë disa mungesa. Më të rëndësishmit janë në mbrojtje, pasi si Romain Saiss i Besiktas ashtu dhe Aguerd i Ëest Ham, janë të padisponueshëm për shkak dëmtimi. Sakaq në pikëpyetje janë mbrojtësi i cili aktivizohet me Bayern Mazroui dhe mesfushori Sabiri, ndërsa për shkak kartoni i pezulluar është Cheddira.

Gjithsesi trajneri i Marokut Waild Regragui e sheh me optimizëm situatën. Në prag të kësaj përballje ai është shprehur se ‘kombëtarja është e uritur për sukses’. Edhe pse ‘gjelat’ janë super favoritë Regragui thotë se ‘në një lojë kolektivi mendja dhe zemra bëjnë diferencën’.

Stadiumi ‘Al Bayt’ pritet të ketë një përqindje shumë të madhe të tifozëve maroken, të cilët kanë rezervuar të gjithë linjat për të udhëtuar në Katar. Për këtë kapiteni i Francës Hugo Lloris thotë se do jetë një plus i madh për kundërshtarët, ndërsa e ka vlerësuar tej mase Marokun. Sipas Lloris askush se mposht dot Belgjikën, Spanjën dhe Portugalinë pa patur një potencial të madh.

Pika e fortë e Marokut është mbrojtja dhe portiere Bounou, pasi afrikanët kanë pësuar vetëm një gol. Mirëpo te Franca janë dy futbollistë që pretendojnë trofeun e golashënuesit. Deri më tani Mbappe ka 5 gola, ndërsa Giroud 4.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?