KATAR 2022/ Finalja miliardëshe e Botërorit, Theo Hernandez nis thumbimet: Messi nuk është i frikshëm

15 Dhjetor 2022, 13:42| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 13:49

  • Share

Menjëherë kanë nisur thumbimet për finalen e madhe mes Francës dhe Argjentinës. Mbrojtësi Theo Hernandez, i cili po shkëlqen me ‘gjelat’, tha se nuk e ka frikë Messi-n, ndërsa trajneri Deschamps nuk e llogarit humbjen të dielën. Ky i fundit refuzoi ti përgjigjej pyetjes nëse Benzema do grumbullohet për finale, pasi sulmuesi nga e mërkura është i disponueshëm duke lënë pas dëmtimin.

Detaji më interesant i finales është se dy kombëtaret, si Franca dhe Argjentina, kapin vlerën e 1.7 miliardë eurove, një shifër monstruoze. Lojtari më i shtrenjtë i Francës është Mbappe, i cili kushton 160 mln euro, ndërsa te Argjentina Lautaro Martinez 75 milionë euro.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?