Arbitri spanjoll, Mateu Antonio Lahoz nuk do drejtojë asnjë ndeshje tjetër në Kupën e Botës së Katarit. FIFA e ka dërguar në shtëpi gjyqtarin veteran pas ankesave të Lionel Messit sa i takon ndeshjes Argjentinë - Holandë. Skuadra nga Amerika - Latine ishte duke fituar 2-0 teksa "Tulipanët" barazuan për ta dërguar ndeshjen e Botërorit në shtesë.
Në fund nga penalltitë fitoi Argjentina, me Lionel Messin që ishte kundër vendimeve të Lahoz duke e quajtur si të njëanshëm dhe me vendime kundër "Albiceleste". Duket se Komisioni i Arbitrave në FIFA i ka dhënë të drejtë ankesave të Messit dhe Argjentinës, duke e dërguar në shtëpi arbitrin. Fakt është se në gjysmëfinale dhe në finale Lahoz nuk do arbitrojë.