KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’ parashikon dy sfidat e para të çerekfinaleve, publiku ‘kualifikon’ Brazilin e Holandë-Argjentinë vendoset në shtesë

9 Dhjetor 2022, 09:29| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 09:48

  • Share

Pas dy ditëve pushim sot Botërori rikthehet në aksion me dy sfidat e para të fazës çerekfinale Kroaci-Brazil në orën 16:00 e Holandë-Argjentinë në orën 20:00.

Parashikime interesante , të vështira e të shumta janë bërë mëngjesin e sotëm në “ E vëmë me bast” në Report Tv. Profesor doktor Albert Karriqi I ftuar në studio parashikimin kualifikimin e Brazilit e të Holandës por të tulipanëve në shtesë. I njëti parashikim është bërë edhe nga moderatori Andi Kapxhiu.

Të shumtë kanë qenë telefonuesit në studio që kanë dhënë parashikimin e tyre. Për publikun nuk ka dyshime Brazili e mund Kroacinë dhe kalon në gjysmëfinale. Të ndarë kanë qenë në mendime për sfidën tjetër Holandë-Argjentinë. Për pjesën më të madhe kjo ndeshje shkon në shtesë dhe aty kalon Holanda port re telefonues parashikojnë fitoren e Argjentinës që në 90 minutat e kohës së rregullt.

Parashikimi në ‘E vëmë me bast’ për 2 çerekfinalet e para
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?