KATAR 2022/ E premtja e myslimanëve, tifozët e Katarit dhe Senegalit luten sëbashku jashtë stadiumit (VIDEO)

26 Nëntor 2022, 12:37| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 12:43

  • Share

25 nëntori ka qenë dita e parë e premte e Botërorit të Katarit që ka sjellë disa pamje të veçanta. Për muslimanët, siç është edhe feja e Katarit, është një ditë e shenjtë për lutjet dhe kjo ka qenë arsyeja e rrethimit të stadiumit ‘Al Thumamma’ para ndeshjes Katar-Senegal. Të dy tifozëritë kanë bërë faljen sëbashku para se të futen në stadium për të parë ndeshjen.

Madje një tjetër video tregon ekzistencën e një dhome lutjeje në stadium, që është përdorur nga besimtarët për t’u falur gjatë kohës që ndeshja zhvillohej.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?