Mbappe i Francës dhe Hakimi i Marokut

KATAR 2022/ E eliminoi nga Botërori, Mbappe ngushëllon Hakimin: Mos u dëshpëro, keni shkruar historinë!

15 Dhjetor 2022, 11:42| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 11:47

  • Share

Mbappe me bluzën e Hakimit dhe marokeni me atë të francezit ishte mesazhi më i bukur që futbolli dha në gjysmëfinalen e Botërorit të mërkurën. Dy futbollistët të cilët për 90 minuta ishin kundërshtarë, por që luajnë së bashku te Paris SG, në fund uruan njëri-tjetrin për arritjet. Për t’u veçuar mesazhi i Mbappe-s, i cili në rrjetet sociale i kërkon ‘Hakimit të mos trishtohen, pasi Maroku bëri historinë’.

Një tjetër video nga gjysmëfinalja ka për protagonist sërish Mbappen, i cili gjatë nxehmjes para gjysmëfinales kundër Marokut goditi me top një tifoz. Menjëherë futbollisti ndërpreu stërvitjen dhe shkoi ti kërkonte falje tifozit, i cili nuk mbeti pa pasoja nga goditja e topit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?