Drake dhe basti 1 milionë dollarë

KATAR 2022/ Drake vendos bast 1 milionë dollarë dhe zgjedh fituesin e Botërorit, këngëtari nuk shquhet për parashikime të sakta

18 Dhjetor 2022, 13:56
  • Share

Këngëtari kanadez Drake ka zgjedhur Argjentinën si fituese të Botërorit të Katarit. 36-vjeçari ka vendosur bast 1 milionë dollarë dhe është kujdesur që ta shpërndajë këtë gjë në kanalet e tij të komunikimit. Edhe më herët Drake ka bërë parashikime për ndeshje të ndryshme, ndërsa nuk shquhet si një goditës në shenjë.

Sot në 16:00 Argjentina përballet me Francën në finalen e Botërorit, me 88 mijë tifozë që do jenë në "Lusail Stadium" dhe miliona të tjerë që do e ndjekin këtë duel në ekranet televizive. Në kompanitë e basteve Argjentina me koeficientin 2.63 është më e favorizuar se Franca (2.88).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?