Didier Deschamps

KATAR 2022/ 'Dhimbje koke' për Deschamps, 2 titullarët e Francës sëmuren para finales së Botërorit

16 Dhjetor 2022, 14:24
  • Share

Franca luan me Argjentinën të diel në 16:00 finalen e Kupës së Botës në "Lusail Stadium". RMC Sport bën me dije se trajneri i "Gjelave", Didier Deschamps është në hall për dy nga lojtarët e ekipit. Raphael Varane dhe Ibrahima Konate vuajnë një virus, me futbollistët që nuk kanë qenë në stërvitjen e fundit me ekipin.

Varane dhe Konate po luftojnë me gripin, teksa mbrojtësi i Manchester United ka simptoma më të lehta ndërsa ai i Liverpool ka më tepër vështirësi. Do jetë stafi mjekësor që do monitorojë gjendjen e lojtarëve në prag të finales me Argjentinën. Pas fitores me Marokun dhe mungesave të Rabiot dhe Upamecano, Deschamps do ketë sërish "dhimbje koke" sa i takon skuadrës titullare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?