KATAR 2022/ Çerekfinalet, Kroacia për të thyer mallkimin! Trajneri Dalic: Nder të luash me Brazilin! Holanda për hakmarrje ndaj Argjentinës

8 Dhjetor 2022, 16:09| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 16:26

  • Share

Botërori ka hyrë në fazën me emocionuese, pasi duke filluar nga e premtja do luhen dy çerekfinalet e para mes Brazilit dhe Kroacisë fillimisht dhe më pas Argjentinë-Holandë.

Në orën 16:00 në stadiumin Education City nënkampionët e botës, Kroacia, do e kenë shumë të vështirë përballë ‘seleçaos’. Në 3 ndeshjet e fundit që janë përballur këto kombëtare, dy herë për Kupën e Botës, Brazili ka fituar gjithmonë. Bëhet fjalë në 2016 dhe në 2014. Gjithsesi edhe brazilianët që vijnë pas eliminimit të Koresë së Jugut me rezultatin 4-1 duhet të llogarisin faktin se ballkanasit në 11 ndeshjet e fundit në Botëror kanë vetëm 1 humbje, finalen e 2018 në Rusi kundër Francës.

Trajneri i Kroacisë Dalic është shprehur se është nder që përballen me Brazilin.

Ndërkohë po të premten, por në orën 20:00 do përballen Argjentina me Holandën. Dy kombëtare që kanë bërë historinë, ndërsa herën e fundit janë përballur në gjysmëfinalet e 2014 ku latinët kaluan me penallti. Në total dy skuadrat janë ndeshur 5 herë në Botëror, me 1 barazim dhe dy fitore secila. Padiskutim që europianët nuk e harrojnë finalen e 1978, por Argjentina e Messi-t duhet të ketë parasysh se Holanda është e pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në Botëror.

Sakaq dy sfidat e tjera çerekfinale, Marok-Portugali dhe Angli-Francë, janë në program për t’u zhvilluar të shtunën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?